by
April 6, 2026
1 min read

“Takimet-paralojë e një fushate”, juristja Vokshi: Interesi i partive është shkuarja në zgjedhje

Për të tretën herë me radhë, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku po takohen për të diskutuar mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.

Në lidhje me këto takime ka folur juristja Krenare Vokshi, e cila në emisionin “Kosova Today” i ka cilësuar ato si një proces që i ngjan më shumë një skene teatrale sesa një përpjekjeje reale për zgjidhje institucionale.

“Këto që i pamë sot, dhe që i kemi parë edhe muajt e kaluar, e besa tashmë edhe prej një viti, i ngjajnë një skene teatrale, më shumë sesa një demokracie funksionale. Kemi pasur takime edhe më herët mes liderëve të partive politike për të gjetur një zgjidhje, por fatkeqësisht pa rezultat. Dhe ajo që po e shohim sot, pas rrjedhjes së afateve dhe vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, le të themi se është një paralojë e një fushate zgjedhore që tashmë ka nisur, sepse thelbi i të gjitha partive politike është mosinteresimi për një zgjidhje, por shkuarja në zgjedhje të reja”, tha Vokshi.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop