by
January 16, 2026
1 min read

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë nuk e pranojnë fajin

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zveçanit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë deklaruar sërish për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023.

Siç raportohet, Spasojeviq dhe Toliq nuk kanë folur për fajësinë, teksa Maksimoviq është deklaruar i pafajshëm për akuzën që i ngarkohet.

Megjithatë, sipas Tërshanit, për të tre gjykata ka konsideruar që nuk e kanë pranuar fajin.

Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop