by
April 2, 2026
1 min read

Tension në Kuvendin e Shqipërisë, opozita tenton ta ndal Ballën, deputeti vazhdon fjalën

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë qe e tensionuar, madje siç raporton Top Channel, deputeti Flamur Noka ka goditur me një shishe uji Taulant Ballën.

Sipas raportimeve, rasti ndodhi pas debateve të ashpra ku Niko Peleshi i hoqi të drejtën e fjalës Nokës dhe bllokimit të foltores nga deputetët e PD, dhe me ç’rast seanca u ndërpre.

Gjatë momentit kur u ndërpre seanca, Noka i rrethuar nga deputetët e tjerë është afruar tek Balla dhe ka goditur me një shishe uji Ballën.

Video duke klikuar KËTU

Latest from Blog

Go toTop