April 10, 2026
1 min read

Time Kadriaj për Jusuf e Donika Gërvallen: Mos ta faltë Zoti evladin e keq, se ta mundet me ta fëlliq edhe emrin e familjes

Time Kadrijaj në seancën e sotme parlamentare ka kritikuar Donika Gërvallën për financimin e librit dhe ekspoziten famëkeqe të Shkëlzen Gashit.

Ajo tregoi edhe një bisedë me një ish-luftëtar, i cili i kishte kërkuar llogari Kadriajt, pse nuk i është përgjigjur Gërvalles, për reagimin e saj ndaj Haradinajt.

E, Time Kadrijaj tha se këtë gjë s’e ka bërë për shkak se respekton veprën e Jusuf Gërvalles, që është babai i Donikës, shkruan Demantim News.

Mirëpo, sipas deputetes së AAK-së, jo gjithmonë fëmija del i mirë si prindi.

Madje, me një fjali të urtë, Kadriaj thumboi Donikën, duke thënë se “Mos ta faltë Zoti evladin e keq se ta mundet me ta fëlliq edhe emrin e familjes”.

Latest from Blog

Go toTop