August 19, 2026
1 min read

Tragjedi pas muajsh: I riu nga Deçani ndërron jetë pas aksidentit të rëndë

Një i ri nga fshati Beleg i Deçanit ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, disa muaj pasi kishte pësuar një aksident trafiku.

Flakron Vishaj kishte mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore pas aksidentit dhe për një periudhë kishte qenë në komë.

Sipas informacioneve të bëra të ditura, ai ishte duke marrë trajtim në njësinë postintensive të QKUK-së, por nuk arriti t’i mbijetojë pasojave të aksidentit.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë njoftuar me dhimbje edhe familjarët.

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim
Go toTop