by
April 7, 2026
1 min read

“Uroj që të gjejmë një zgjidhje”, Haxhiu flet për zgjedhjen e presidentit me Avokatin e Popullit të Shqipërisë

Ushtruesja e detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu, këto momente është duke zhvilluar një takim me avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani.

Me këtë rast, Haxhiu ka folur disa fjalë edhe për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Haxhiu ka thënë se do të mundohet të ndihmojë në këtë proces.

“Unë jam shumë e hapur me ndihmu nëse mundem… urojmë që të gjejmë zgjidhje”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Prezent në këtë takim ishte edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe bashkërisht është planifikuar edhe një takim i dy avokatëve me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop