by
April 9, 2026
1 min read

Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Deçan

55-vjeçari që humbi jetën dje në vendin e punës në fshatin Strellc i Ulët të Deçanit, do të varroset sot.

Xhevat Hasanmetaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Strellc i Ulët, në orën 17:00.

Njoftimin e kanë bërë të ditur  familjarët përmes njoftimit në Facebook.

Ndërkohë, i ndjeri humbi jetën dje pasi dyshohet se është goditur nga sharra e druve gjatë punës.

Latest from Blog

Go toTop