April 16, 2026
2 mins read

Vdekja e punëtorit në Shtime, reagon kompania: Lajm i rëndë, do ofrojmë mbështetjen e nevojshme për familjen

Një rast i rëndë ka ndodhur dje, ku një punëtor, Isuf Bislimi, ka humbur jetën në vendin e tij të punës në zonën industriale të Shtimes, në kompaninë ‘’Doni Fruits’’.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe vetë kompania. Nga kjo e fundit, vdekja e punëtori është cilësuar ‘’lajmë i rëndë’’, dhe se, Bislimi ka qenë një ‘’koleg i përkushtuar, punëtor dhe i respektuar nga të gjithë’’.

‘’ Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve të të ndjerit. Doni Fruits qëndron pranë familjes Bislimi dhe do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë periudhë të rëndë’’, është thënë nga kompania, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se kolegu ynë i nderuar, Isuf Bislimi, ka ndërruar jetë në mënyrë aksidentale gjatë orarit të punës.

Ky është një lajm i rëndë për të gjithë ne në Doni Fruits, pasi kemi humbur një koleg të përkushtuar, punëtor dhe të respektuar nga të gjithë.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve të të ndjerit. Doni Fruits qëndron pranë familjes Bislimi dhe do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë periudhë të rëndë.

Kujtimi për Isufin do të mbetet gjithmonë pjesë e kompanisë sonë.

Me respekt,

Doni Fruitshttps://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FDoniFruitsGroup%2Fposts%2Fpfbid0xBiYuQTs1mGCCRaipxmgtRWY6SmmcVUCHrWqevYcpoktgrmefRaHbjNB8kgBqEVVl&show_text=true&width=500

Ndryshe, lidhur me rastin, Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person, dhe se i njëjti, është dërguar në mbajtje.

”ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Rr. Industria, Shtime 15.04.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kompani, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Lidhur me rastin një person mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, ka njoftuar Policia në raportin e saj. 

Latest from Blog

LDK hap dyert: A po vjen rikthimi i Vjosa Osmanit?

Mundësia e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar në emisionin “Kosova Today”, pas deklaratave të sekretarit organizativ të LDK-së, Visar Azemi, i cili la të hapur

Suspendohen një rreshter dhe toger i policisë

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në dy raste të ndara, të cilat dyshohen për kryerje të veprave penale gjatë
Go toTop