by
February 25, 2026
1 min read

Vetdorëzohet shqiptari që tentoi ta dhunonte një vajzë të paralizuar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kypseli të Greqisë ditë më parë, ku një 64-vjeçar shqiptar tentoi të përdhunonte një vajzë 25-vjeçare me aftësi të kufizuara.

Në të njëjtën kohë, vajza biologjike e 64-vjeçarit ka deklaruar se babai i saj e përdhunoi kur ishte 7 vjeçe, në shtëpinë e tyre në Shqipëri.

Etmont Guri, në emisionin “Kosova Today”, tha se kanë dalë incizimet ku i moshuari tentonte ta përdhunonte të renë në Greqi.

Po ashtu, ai shtoi se sa i përket rastit me të bijën, Guri shtoi se hetimet po vazhdojnë.

64-vjeçari është vetdorëzuar në polici, pas publikimit të këtij rasti të rëndë.

Latest from Blog

Go toTop