by
March 27, 2026
1 min read

Vrasja e Liridonës, Kokalla jep mbrojtjen e tij

Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë dalë edhe sot para gjykatës.

Nën masa të rrepta sigurie, që të tre u sollën nga forca policore në gjykatore.

Ndërsa siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po përcjell nga afër seancën gjyqësore, Kushtrim Kokalla pritet që të japë mbrojtjen e tij këtë të premte.

Ai ngarkohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Latest from Blog

Go toTop