January 14, 2026
1 min read

Ismaili viziton Veselin në Hagë: Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka njoftuar se ka vizituar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë.

Ai tha se po bëhen përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve.

“Në Hagë, vizitë Kadri Veselit. Me ekipin mbrojtës të tij, duke bërë përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve tanë”, shkroi Ismaili.

Ai tha gjithashtu se besimi në drejtësi mbetet i palëkundur, ashtu si qëndresa për të vërtetën.

“As kjo padrejtësi e fundit ndaj historisë sonë nuk e zbeh dinjitetin e atyre që i shërbyen lirisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Latest from Blog

Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Juventusi ka nisur që sot përgatitjet për sezonin e ri 2026/27. “Bianconerët”, do të synojnë që të mospërsërin dështimet e sezonit të kaluar, ku dështuan që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Go toTop