January 20, 2026
1 min read

Dështon seanca ndaj Kostiqit, i akuzuar për dhunë seksuale gjatë luftës

Për shkaqe procedurale ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar kundër Cvetko Kostiq, i cili akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës.

KosovaPress raporton se kjo ndodhi për shkak se nuk është lëshuar fletërrreshtimi ndërkombëtar për arrestimin e të akuzuarit.

Vendimi u mor në gjykatoren me dyer të mbyllura, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Seanca e radhës do të mbahet pas konfirmimit të Ministrisë së Drejtësisë se e ka publikuar fletërreshtimin ndërkombëtar për të pandehurin.

Kostiq akuzohet në mungesë, në pamundësi të sigurohet prania e tij gjatë procesit gjyqësor.

Rasti i dhunimit ka ndodhur në komunën e Vushtrrisë, ndërsa Kostiq atëbotë ka qenë pjesëtar i forcave policore të Serbisë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ai në bashkëkryerje me persona tjerë të uniformuar dhe të armatosur ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”.

Deri më tani janë ngritur 12 aktakuza për dhunim seksual gjatë luftës, në mesin e tyre shtatë janë në mungesë.

Për herë të parë për këtë krim lufte është dënuar Zoran Vukotiq me 13 vjet burgim në tri shkallët, në rastin tjetër Vukotiq është liruar për dhunim seksual, dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënuar me 15 vjet burgim dhe është në vuajtje të dënimit.

Vitin e kaluar u shqiptua edhe dënimi i parë në mungesë, ku Dragan Deniq e Ivica Rajkoviq u dënuan me nga 15 vjet burgim.

Vitin e kaluar kanë filluar edhe dy procese tjera për këtë krim lufte.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop