October 20, 2026
1 min read

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, hidhen molotovë e gurë drejt Kryeministrisë

Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është tensionuar sërish, pasi protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt policisë dhe kokteje molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Ngjarjet janë zhvilluar pak para orës 18:00, duke i dhënë fund qetësisë së përkohshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Në përgjigje të veprimeve të protestuesve, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome për të shpërndarë turmën.

Pas ndërhyrjes së forcave të policisë, një pjesë e protestuesve kanë nisur të largohen nga zona, ndërsa situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje në afërsi të Kryeministrisë.

Zhvillimet e fundit vijnë në kuadër të protestave që po mbahen në kryeqytetin shqiptar, ku kërkesat e demonstruesve janë shoqëruar me përplasje me policinë.

Latest from Blog

Go toTop