by
January 28, 2026
1 min read

Vdes kandidati i AAK-së për deputet, Haradinaj: Qysh në rini ishte i angazhuar në aktivitetet politike

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së kandidatit për deputet nga partia e tij, Hekuran Hoxha.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës.

Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllimë, duke thënë se “ndarja e tij nga jeta, na ka tronditur të gjithëve”.

“Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit.  Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve”.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani”, ka shkruar Haradinaj.

Latest from Blog

Aktori i jep fund jetës, ishte vetëm 44 vjeç

Ylli i filmit “The Marvelous Mrs. Maisel”, Josh Grisetti, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare. Ylli i ekranit kreu vetëvrasje të premten (10.07.26), ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta u
Go toTop