January 30, 2026
1 min read

Kryeshefi i ‘Eko-Regjionit’ ndalohet për 48 orë nga Prokuroria Speciale

Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë ‘Eko-Regjioni’ në rajonin e Prizrenit, Burim Shala, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë, si vazhdimësi e aksionit të së hënës, ku u kapën edhe një zyrtar i ndërmarrjes dhe një biznesmen.

Shala që po hetohet për keqpërdorim në prokurim publik lidhur me një tender.

I njëjti dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Urdhër kontrolli më 26 janar është realizuar në Prizren, Ferizaj, përfshirë ambientet e “Eko-Regjioni”.

Siç ka raportuar Klankosova.tv, të arrestuarit që u kapën atë ditë janë Arbër Gashi, shef i njësisë në Prizren të ndërmarrjes “Eko-Regjioni” dhe Ragip Zejna, drejtor i “Dielli Construction” me seli në Ferizaj.

Latest from Blog

Labinot Rexha kërkon “Liri për Gjestin”

Në një postim për instagram story, ish banori i Big brother Vip Kosova Labinot Rexha ka kerkuar liri për Gjestin. “Gjesti është një artist shembullor që ka treguar kulturë,respekt dhe talent. Une
Go toTop