October 20, 2026
1 min read

Modelja zbulon se parakaloi në pasarelë pas operacionit në zemër dhe mushkëri

Modelja Anok Yai ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në sfilatën e Victoria’s Secret, duke zbuluar njëkohësisht sfidat shëndetësore që ka kaluar para se të ngjitej në pasarelë.

Modelja 28-vjeçare, me origjinë nga Egjipti, shkëlqeu në këtë spektakël të modës, duke dëshmuar edhe një herë elegancën dhe profesionalizmin e saj.

Pas përfundimit të sfilatës, Anok ndau disa fotografi nga paraqitja e saj dhe shprehu mirënjohjen për Victoria’s Secret, për besimin që i kishte dhënë pavarësisht vështirësive me të cilat ishte përballur.

Në mesazhin e saj, modelja zbuloi se kishte kaluar një operacion në zemër dhe mushkëri, si dhe kishte pësuar një dëmtim të meniskut. Ajo përmendi gjithashtu shenjat në trupin e saj, duke e shoqëruar rrëfimin me një mesazh falënderimi.

“Operacion në zemër dhe mushkëri, menisk i çarë, shenja në trupin tim, por krahë në shpinën time. Faleminderit që patët besim në mua”, shkroi Anok Yai.

Me këtë dedikim, modelja ndau me ndjekësit një anë më personale të rrugëtimit të saj, duke treguar se pas paraqitjes së shkëlqyer në pasarelë qëndrojnë edhe sfida të vështira shëndetësore.

Latest from Blog

Go toTop