January 30, 2026
1 min read

As zjarrfikësit s’morën pagesat për punën jashtë orarit

Shtesat e muajit dhjetor nuk u ekzekutuan për zjarrfikësit e Kosovës.

Klan Kosova ka mësuar se pagesa për orët shtesë të punës gjatë muajit të kaluar nuk u dha për këta punëtorë, përkundër angazhimit të vazhdueshëm në raste emergjente.

Të njëjtit thanë se kjo neglizhencë ka shkaktuar zhgënjim të madh, pasi sipas tyre, po mohohet kompensimi për punën reale dhe sakrificën e bërë jashtë orarit zyrtar.

“Është e papranueshme që orët shtesë të kryera me rrezik të lartë të mbesin pa pagesë”, thanë ata për televizionin.

Zjarrfikësit kanë kërkuar reagim urgjent dhe zgjidhje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse lidhur me këtë çështje.

Përpos zjarrfikësve, e njëjta situatë ka ndodhur edhe për zyrtarë të Policisë së Kosovës e të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Rroga e muajit janar, punonjësve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nuk iu doli e plotë, pasi pagesat për punën në ndërrimin e natës dhe për festa, nuk është përfshirë në pagën që kanë marrë për këtë muaj që po lëmë pas.

Pagesat për kompensimet e dhjetorit dhe për një pjesë të orëve jashtë orarit të rregullt gjatë muajit të kaluar, nuk dolën as për disa njësi të Policisë së Kosovës.

Thesari nuk ka bërë ekzekutimin e plotë të këtyre pagesave me arsyen se nuk ka buxhet të mjaftueshëm.

Latest from Blog

Dardan Vuniqi zgjidhet zv.kryesues i KGJK-së

Në mbledhjen e jashtëzakonshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës është zgjedhur zëvendëskryesuesi i këtij institucioni. Këtë post e zuri Dardan Vuniqi. Ai do ta mbajë këtë post që nga sot, 13 mars,
Go toTop