February 9, 2026
1 min read

Policia deklarohet për rrahjen brenda shkollës “Pavarësia” në Prishtinë

Policia është aktivizuar lidhur me rastin e rëndë të ndodhur sot në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësimdhënës ushtoi dhunë brutale mbi një nxënës.

Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha se palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”, tha ai.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop