February 10, 2026
1 min read

Procesi në Hagë: Sot dita e dytë e fjalëve përfundimtare

Po vazhdon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku po mbahen deklaratat përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Në këtë fazë prokuroria, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet e tyre përfundimtare.

Ndërkohë, në pjesën përmbyllëse gjatë ditës së hënë u dhanë deklarata lidhur me funksionimin dhe strukturën e Shtabit të Përgjithshëm, derisa kërkesa e Prokurorisë për nga 45 vjet burgim për secilin prej krerëve të UÇK-së, ka shkaktuar reagime gjithandej.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop