February 10, 2026
1 min read

Howling: Robin dhe Clark, nuk kishin kurrfarë interesi për të kuptuar çfarë po ndodhte në realitet

Prokurori Mattheë Howling, është duke dhënë deklaratat përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Në fjalën e tij, prokurori ka pretenduar se ish-krerët e UÇK-së kishin për qëllim të gënjenin ndërkombëtarët, ndërsa për ish-presidentin Hashim Thaçin deklaroi, se sipas tij, ka kërcënuar me vrasje.

“Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale në mënyrë që t’i gënjenin ndërkombëtarët”.

“Thaçi u ka bërë mohim krimeve. Ai gënjeu Abrahams se [të ndaluarit] janë trajtuar në mënyrë të rregullt”, tha Howling.

Pos tjerash, ai tha se të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shtabin e UÇK-së.

Ndërsa ai pretendoi se Thaçi në kohën e luftës ,askete të vërtetën.

“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë, është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtetë sesi funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Robin dhe Clark, treguan se nuk kishin kurrfarë interesi për të kuptuar çfarë po ndodhte në realitet”, tha ai.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop