February 10, 2026
1 min read

SBASHK-u me ultimatum, kërkon lirimin e mësimdhënësit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka vendosur ultimatum ndaj autoriteteve për lirimin e mësimdhënësit Abaz Kadriu në të kundërtën kërcënoi me përshkallëzim të grevës së mësimdhënësve në nivel vendi.

Kadriu u ndalua për 48 orë si i dyshuar për rastin e dhunës së djeshme ndaj nxënësit në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

Përfaqësuesi i kësaj sindikate, Ymer Ymeri, i cili iu bashkua grevës së kolektivit të shkollës “Pavarësia” të martën, tha se mësimdhënësi Kadriu është sulmuar në vendin e punës.

“Ne menjëherë e kemi përkrahur dhe sot jemi në mesin e mëdhimdhënësve këtu që ta përkrahim veprimin e tyre. Kjo nuk është ngjarje që po ndodh për herë të parë. Ka raste kur mësimdhënësit janë sulmuar fizikisht, edhe nga ana e prindërve”, deklaroi ai.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop