February 10, 2026
1 min read

Howling vazhdon me pretendime: Ish-krerët e UÇK-së ushtruan veprimtari kriminale

Në Hagë po vazhdon deklarimi i fjalëve përmbyllëse nga ana e Prokurorisë, në gjyqin e madh ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Prokurori Matthew Howling, për Jakup Krasniqin tha se ai kishte rol kyç në UÇK, teksa prezantoi para trupit gjykues video-incizime nga ngritja e flamurit më 28 nëntor nga ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare, ku Krasniqi mbajti fjalim.

“Treguesit efektiv ishin të dukshëm”, tha prokurori.

“Të akuzuarit kanë krijuar një strukturë vendimmarrjeje, dhe kanë vazhduar me veprimet kriminale në mënyrë që të merrnin tërë Kosovën”, pretendoi tutje ai në fjalën e tij.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop