Gjatë seancës ku po jepen fjalët e fundit, Prokuroria ia “mveshi” Hashim Thaçit përgjegjësinë komanduese dhe të lidershipit të UÇK-së.
“Prokurori i Specializuar ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka qenë neutral, ka marrë si shembull edhe një video-mesazh të tij adresuar popullit të Kosovës, ku ka treguar edhe strukturën dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për gazetarin Nuhi Bytyqi, i cili ka qenë edhe dëshmitar i Prokurorisë në qershor të vitit 2024, duke thënë se kjo gjuhë, sipas Prokurorisë, që është e ashpër nga Hashim Thaçi, është në fakt e modifikuar, dhe se origjinali është shumë më i rëndë, pra duke ia veshur Thaçit përgjegjësinë e komanduesit dhe lidershipin e vet UÇK-së”.
Pos tjerash, ajo tha se Prokuroria e Specializuar u mundua të diskreditojë dëshmitarët ndërkombëtarë, të thirrur nga mbrojtja e Thaçit.
“Duhet të përmendet se Prokuroria e Specializuar sikurse dje përmes kryeprokurores Kimberly West, edhe sot përmes Matt Howling është munduar që t’i diskretditojë dëshmitarët amerikanë të thirrur nga Hashim Thaçi, duke nisur nga James Rubin e deri të Wesley Clark, sepse sipas Howling, UÇK-ja nuk ua ka pasqyruar situatën e vërtetë ndërkomëtarëve në kohën e luftës”.