February 10, 2026
1 min read

“Dardanët” mbështesin marshin “Drejtësi, jo politikë”

Grupi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës “Dardanët” kanë ftuar të gjithë përkrahësit  të marrin pjesë në Marshin “Drejtësi, jo politikë”.

Në një njoftim të lëshuar nga ky grup, theksohet se ata do të marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Andaj, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e ushtrisë që na solli lirinë, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, nga secili qytet, që me 17 shkurt t’i bashkëngjitemi marshit për “Drejtësi, jo politikë”, thuhet më tej në njoftimin e grupit të tifozëve.

Ky marsh, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë nga ora 14:00.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop