Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, si dhe produkteve të tyre, me origjinë nga rajoni Maramureș i Rumanisë.
Sipas kësaj agjencie, kjo masë hyn në fuqi menjëherë.
AUV bën të ditur në një njoftim se deri tek vendimi erdhi bazuar në raportet zyrtare të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe të Komisionit Evropian, të datës 09.02.2026, sipas të cilave në një fermë familjare në rajonin Maramureș, në Republikën e Rumanisë, është konfirmuar prania e sëmundjes së tërbimit (rabies) te kafshët shtëpiake.