February 11, 2026
1 min read

Ra në bunar në oborrin e shkollës, policia konfirmon vdekjen e 59-vjeçarit në Kaçanik

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e 59-vjeçarit, i cili ra në një bunar në oborrin e një shkolle në fshatin Bajincë të komunës së Kaçanikut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se rreth orës 22:30, ekipet e zjarrfikësve dhe vullnetarët kanë arritur ta nxjerrin trupin, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë”, tha Veseli.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop