Një shtetas i huaj në Fushë Kosovë ka raportuar në polici zhdukjen e një familjari të tij, po ashtu shtetas i huaj.
I njëjti rezulton i zhdukur që nga 8 gushti i vitit 2023.
Sipas policisë, rasti është raportuar të martën, ndërsa autoritetet kanë iniciuar menjëherë procedurat përkatëse hetimore.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me rrethanat e zhdukjes.
Policia është duke e hetuar rastin.