February 11, 2026
1 min read

Gjenden granata dore, këmisha e maicë policore në Zubin Potok

Policia e Kosovës mbrëmjen e së martës ka bastisur një shtëpi të braktisur në fshatin Dobrosevina në Zubin Potok.

Bazuar në njoftimin zyrtar, në atë shtëpi u gjetën dy granata dore M-57, dy këmisha dhe një maicë policore.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin hetimet kanë nisur.

“Njësiti policor gjatë patrullimit në një shtëpi të braktisur ka gjetur dy granata dore  M-57, dy këmisha dhe një maicë policore, lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr dëshmitë e gjetura. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop