February 11, 2026
1 min read

Osmani reagon pas sulmit në Kanada: Askush nuk duhet të përjetojë një tragjedi të tillë

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet e viktimave të sulmit në Kanada ku u vranë nëntë persona.

Osmani shkroi në X se asnjë prind, asnjë fëmijë, asnjë komunitet nuk duhet të përjetojë kurrë një tragjedi të tillë.

“Ne vajtojmë me popullin e Kanadasë dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve që përballen me këtë humbje të paimagjinueshme. Gjithashtu, jemi me mendje tek ata që u plagosën.

Kosova qëndron fuqishëm me Kanadanë në këtë kohë pikëllimi”, tha ajo.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop