February 11, 2026
1 min read

Lirohet nga arresti mësuesi që ushtroi dhunë ndaj nxënësit në Prishtinë

I është zëvendësuar masa e arrestit mësuesit që ishte përfshirë në një rast të dhunës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi tha se mësimdhënësit masa iu zëvendësua me lajmërim në stacion policor.

Kujtojmë se i dyshuari u arrestua pas publikimit të një videoje, ku ai shihet duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.

Megjithatë, kolegë të tij nga shkolla “Pavarësia” kanë deklaruar se situata qëndron shumë më ndryshe, pasi siç thonë ata, nxënësi me një grup fëmijësh të tjerë, e kishin sulmuar të parët arsimtarin.

Latest from Blog

Lady Gaga zbulon detaje rreth planeve për martesë

Lady Gaga po planifikon të martohet “së shpejti” me të fejuarin e saj, Michael Polansky. Këngëtarja dha këtë përditësim të rëndësishëm për planet e saj të dasmës gjatë paraqitjes së saj të premten
Go toTop