February 11, 2026
1 min read

Më 17 shkurt marsh në sheshin “Skenderbeu”, “Plisat” në mbështetje të çlirimtarëve

Grupi i tifozëve “Plisat” ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili mbahet më 17 shkurt në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, “Plisat” theksojnë se ushtarët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë pasi ata luftuan për liri, ndërsa krimet ndaj popullit shqiptar mbeten të pandëshkuara.

“Plisat i bashkohen zërit qytetar për drejtësi, për nderimin e luftës çlirimtare dhe për mbrojtjen e historisë. Heshtja nuk është opsion kur po gjykohet lufta për liri”, thuhet në postimin e grupit të tifozëve.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop