February 11, 2026
1 min read

A u krye vrasja e Liridona Ademajt për përfitim financiar?

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot ka vazhduar gjykimi ndaj Naim Murselit, të akuzuarit për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt.

 Prokuroria ka ngritur dyshimet se krimi i rëndë ndodhi për arsye të përfitimit financiar.

“Sot Naim Murseli filloi përballjen e Prokurorinë në dëshmitë dhe krejt provat që ka mbledhur Prokuroria në këtë proces. Ishte pak më ndryshe sot, në asketin e përballjes së Nasim Murselit me Prokurorinë pasi gjatë tërë kohës ai ka pasur tendencë të komunikojë me dy avokatët e tij, mbase për shkak të strategjisë që e ka krijuar tashmë Prokuroria në pyetje të njëjtit, duke filluar nga aspektet ekonomike, pasi dyshohet se shkaktar ose arsye pse Naim Murseli ka vrarë Liridonën është pikërisht për përfitime financiare . Të paktën këto janë dyshimet e Prokurorisë”.

Ky institucion i ka rrumbullakuar të gjitha borxhet e Naim Murselit që i ka deri më tash, ku rezulton se i njëjti i ka rreth 500 mijë euro borxh.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop