February 12, 2026
1 min read

Begaj uron Qeverinë Kurti 3, premton mbështetje vëllazërore për Kosovën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti me rastin e mandatit të ri qeverisës.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka shprehur urimet për suksese në drejtimin e vendit drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së qytetarëve të Kosovës.

Ai ka theksuar bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që e presin vendin.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop