February 12, 2026
1 min read

Lista Serbe i thërret në takim urgjent përfaqësuesit e 10 komunave

Subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, që e ka përkrahjen e Beogradit zyrtar Lista Serbe, ka thirrur për sot në Mitrovicë një takim që e konsiderojnë urgjent me përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës si dhe përfaqësuesit e fushave të shëndetësisë dhe arsimit që financohen nga buxheti i Serbisë e që funksionojnë nën plan program të Beogradit e që shteti i Kosovës i konsideron si sisteme paralele.

“Të enjten më 12 shkurt , në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë, në ora 12.00 , do të mbahet takim, konsultativ dhe i punës me përfaqësuesit e popullit serb dhe atyre të Institucioneve shëndetësore e arsimore, në të cilin takim do të flitet për situatën politike dhe të sigurisë, kjo nën dritëhijet e pranimit Ligjit për të huajt dhe atij për automjete”,thuhet mes tjerash në njoftimin e LS-ës.

Ndryshe, më 15 mars pritet të hyjnë në fuqi dy ligjet e lartpërmendura, përderisa qeveria kosovare ka thënë se zbatimi i tyre assesi nuk po bëhet për të dëmtuar ndonjë komunitet në Kosovë.

Ndërkaq, ministri i administrimit të pushteti lokal, Elbert Krasniqi, ka paralajmëruar se të premten ka ftuar në takim kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Republikë.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop