February 12, 2026
1 min read

Avokati i Veselit: “Ka pasur persona që gënjyen nën betim”

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ka vënë në dukje mangësitë në materialet e dorëzuara nga Zyra e Prokurorit Special.

Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën e dokumenteve orgjininale dhe përpjekjen e ZPS-së për t’i siguruar ato.

“Pavarësisht ndërhyrjeve që keni bërë ju gjykatës, argumentet e ZPS kundër Veselit nuk janë përmirësuar dhe nuk janë bërë më të kuptueshme. Nëse hedh një sy hollësive të dosjes së ZPS, kjo është një veprimtari e lodhshme që vetëm lodh trurin; ZPS nuk ka argumente të mbështetura”, theksoi avokati.

“Nuk janë paraqitur dokumente origjinale dhe nuk është bërë asnjë përpjekje nga ZPS për t’i siguruar ato”.

Sipas avokatit Dixon, ZPS-ja ka sulmuar dëshmitarë, madje tha se gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi të përgjigjen.

“Dëshmitarët e thirrur nga ZPS ishin të thirrur si dëshmitarë të vërtetë, për të provuar vërtetësinë e ngjarjeve, por ZPS ka sulmuar dëshmitarët. Ndërkohë, kemi persona të vërtetë nga të cilët ZPS nuk ka marrë përgjigje, ndërsa gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi të përgjigjen.”

Ndër të tjera, avokati shtoi se ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim.

“Si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie, ndërsa të tjerëve thotë se nuk mund t’u besohet? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos thënë të vërtetën dhe duke fshehur krimet. ZPS ka vonuar hapjen e çështjes së tyre duke thënë se nuk kanë detyrim ta bëjnë një gjë të tillë”, deklaroi Dixon.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop