February 12, 2026
1 min read

Qeveria “Kurti 3” miraton marrëveshjen në vlerë të 90 milionë eurove me Bankën Botërore

Kabineti qeveritar “Kurti 3”,  ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë mbi “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrencën dhe Rritjen e Gjelbër” ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, pjesë e Bankës Botërore.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se vlera e kësaj marrëveshjeje arrin 90.3 milionë euro.

Tani, marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop