February 12, 2026
1 min read

Rama uron Qeverinë e re: Si kryeqytet – presim punë konkrete

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar sot për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama theksoi se shpreson që qeveria e re të veprojë me përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim, duke vendosur interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve në qendër të prioriteteve.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë hapa të rëndësishëm për funksionimin demokratik të vendit. Shpresojmë që institucionet e reja të krijohen me përgjegjësi dhe bashkëpunim, duke pasur në fokus interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve. Shoqëria jonë ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm, për institucione funksionale dhe për një kulturë bashkëpunimi që i përgjigjet standardeve të një demokracie modern”, shkroi Rama.

Ai njëherësh theksoi pritshmëritë e tij konkrete nga qeveria e re.

“Si Kryeqytet nga kjo qeveri më shumë se retorikë, presim punë konkrete, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim, sidomos pas përvojave jo të kënaqshme nga mandati i kaluar. Koha kërkon seriozitet, vizion dhe angazhim real në shërbim të së mirës së përbashkët”, shkroi i pari i Prishtinës.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop