February 12, 2026
1 min read

“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët e fundit për ish-kryeparlamentarin

Avokati Rodney Dixon ka thënë fjalët përfundimtare për Kadri Veselin gjatë seancës së sotme në Hagë.

Në përfundim, avokati kërkoi që Veseli të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet, në të kundërtën, siç tha ai, do të bëhet padrejtësi e madhe.

“Kadri Veseli duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, të bëhet ndryshe do të ishte padrejtësi e madhe”, tha mbrojtja e ish-kryeparlamentarit.

Tash radhën e ka mbrojtja e Jakup Krasniqit, deri në kthimin në sallë të gjyqtarëve e prokurorëve pas pauzës.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop