Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e ekzekutivit.
Diplomati britanik theksoi mes tjerash në një postim në Facebook se Mbretëria e Bashkuara e mbështet Kosovën në reforma dhe forcim të institucioneve.
“I shpreh urimet e mia të ngrohta Qeverisë së re të Kosovës. Pres me padurim të punoj ngushtë me Kryeministrin Albin Kurti dhe ekipin e tij të ri të ministrave në muajt në vijim. Një Kuvend dhe një Qeveri funksionale janë thelbësore që Kosova të bëjë përparim në çështjet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët e saj. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë Kosovën ndërsa ajo përparon me reformat, forcon institucionet demokratike dhe punon në interes të të gjitha komuniteteve”.
Ai tha gjithashtu se presin angazhim të vazhdueshëm të Kosovës në dialogun e Brukselit.
“Ne gjithashtu presim me padurim angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për të nxitur stabilitetin, prosperitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Ky është një moment mundësie dhe Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i besueshëm ndërsa Kosova punon për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme”, shkroi Hargreaves.