February 12, 2026
1 min read

Roberts: “Sipas ZPS, edhe Adem Jashari ishte anëtar i pretenduar i ndërmarrjes kriminale, pa ia përmendur emrin”

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, në deklaratën e tij përmbyllëse ishte i ashpër ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pretendimet e tyre, si dhe emrat që i kanë përmendur në dosjen ndaj katërshes së UÇK-së.

Sipas tij, në mesin e emrave që janë përmendur shumë shpesh është edhe ai i Adem Jasharit, heroit legjendar.

Roberts thotë se sipas Prokurorisë, Adem Jashari është një anëtar i pretenduar i ndërmarrjes së përbashkët kriminale, të cilit nuk ia përmendin emrin.

“Emra që përsëriten vazhdimisht në këtë çështje gjyqësore të të gjithë NPK-së që janë diskutuar. Një emër është Adem Jashari, i cili ka qenë shumë i përmendur në këtë çështje gjyqësore. Është përmendur si një person që ka marrë pjesë në luftimet e Prekazit më 1998-ën. Nga Prokuroria, e kanë këtë në dosjen e Prokurorisë… ku në fakt e anashkalojnë komplet masakrën që i ka ndodhur kësaj familje. 

Përfundimi i logjikshëm që ka nxjerrë ZPS-ja se këto lidhje mes të akuzuarve dhe zotit Jashari, janë relevante për argument të ZPS-së. Unë mendoj se ZPS këtë e bën, se edhe zoti Jashari është anëtar i pretenduar i ndërmarrjes së përbashkët kriminale, të cilit nuk i përmendin emrin. Pra, nuk mund të diskutosh thelbin e NPK dhe të pretendosh që çdo anëtar i lartë i UÇK-së ka qenë pjesë e kësaj ndërmarrjeje, përfshirë këtu edhe Adem Jasharin”. – tha Roberts.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop