February 16, 2026
1 min read

Edhe Bajram Begaj vjen në Kosovë

Edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të qëndrojë për vizitë në Kosovës, sot dhe nesër.

Me këtë rast, Policia e Kosovës do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës s qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, ardhjes më datë 16 shkurt në orët e pasdites në pikën kufitare Vërmicë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës deri në kthim më datë 17 shkurt në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. ‘

Ndryshe, sot në Kosovë ndodhet edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop