February 16, 2026
1 min read

21-vjeçari shoqërohet në polici në Kaçanik, i gjendet pistoletë në shtëpi

Një 21-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut për intervistim për posedim të armës së zjarrit.

Policia bën të ditur se pas pranimit të informatës së D.K., posedon armë, u krye bastisje në fshatin Kovaçec ku është gjetur dhe konfiskuar pistoleta.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti  “Mbajtje në pronësi apo kontroll i pa autorizuar i armëve” dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:20.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop