February 18, 2026
1 min read

“O vdekje, o liri”, shoku i Zahir Pajazitit iu bashkua si 17-vjeçar UÇK-së 

Sot ish-krerët e UÇK-së mbrojtën me krenari luftën e tyre të drejtë para trupit gjykues në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, me anë të fjalimeve të fuqishme kërkuan pafajësi të plotë në fjalën e tyre përfundimtare.

Kjo njëherit ishte edhe tema qendrore e emisionit DPT te Fidani me Avni Ajetin, shokun e ngushtë dhe bashkëluftëtarin e heroit kombëtar Zahir Pajaziti.

Ajeti tregoi se si 17 vjeçar iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai foli edhe për arsyet se pse iu bashkua UÇK-së.

“Presioni i madh, vrasjet, rrahjet, torturat, pra duke e parë çdo muaj që na e kanë rrethuar shtëpinë edhe automatikisht edhe si i ri ti mundohesh me ditë pse. Unë edhe jam rritur në një familje që kemi pasur të burgosur edhe më herët domethënë gjithmonë në presion në ndjekje. Ose ose ka qenë edhe varianti tjetër, që ta lëshojmë Kosovën edhe të ikim”.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop