February 25, 2026
1 min read

Rexhaj: Ramush Haradinaj, kandidati më i mirë për president të Kosovës 

Opinionisti Sali Rexhaj, ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të ishte kandidati më i mirë për president të Kosovës.

Në emisionin “Ora Shtatë”, ai tha se Haradinaj ka njohuri politike, marrëdhënie të mira me aleatët, dhe sipas tij, përvoja që ka kryetari i AAK-së, e bën atë, siç tha Rexha, një president të mirë.

“Me sa e di edhe Ramushi është deklaruar se është i gatshëm [për president] nëse opozita ia siguron nënshkrimet. Vjosën sa po i shihet kurrkush nuk do t’ia ofrojë 30 nënshkrimet. Nëse i ofrohet Ramushit, dhe nëse shihet interesi i Kosovës, atëherë do duhej të ishte Ramushi”.

“Me ushtru detyrën e presidentit, duhet me pas përvojë politike, duhet të jetë marrë me politikë, të ketë njohje politike, dhe kurrkush për momentin nuk është më i mirë sesa Ramush Haradinaj, ka qenë dy herë kryeministër, ka lidhje shumë të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mundësi ta përshpejtojë më shpejtë se të tjerët anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Rexhaj.

Sa i përket familjes Jashari, Rexhaj tha se ajo është familje emblematike, megjithatë sipas tij, Jasharët nuk duhet të involvohen në politikë.

Latest from Blog

Go toTop