February 25, 2026
1 min read

Elisa Spiropali pas takimit me Glauk Konjufcën: Ka ardhur koha për mbledhje të përbashkët Kosovë-Shqipëri

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se këtë vit pritet të mbahet një mbledhje e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas takimit me homologun e saj nga Kosova, Glauk Konjufca, Spiropali theksoi se ka ardhur koha që dy vendet të organizojnë një takim të përbashkët qeveritar, ndërsa vendi i mbajtjes do të përcaktohet së shpejti, në Shqipëri ose në Kosovë.

Ajo bëri të ditur se në këtë mbledhje do të diskutohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, prioritetet e përbashkëta, si dhe mundësia e arritjes së marrëveshjeve të reja.

Sipas saj, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet prioritet strategjik dhe do të thellohet edhe më tej në fusha me interes të përbashkët.

Latest from Blog

Go toTop