by
February 25, 2026
1 min read

1 milion euro për të blerë armë ilegale? Elezi flet për rastin e zbuluar në Merdarë

1 milion euro për të blerë armë ilegale? – Elezi flet për rastin e zbuluar në Merdarë

Një polic i Shqipërisë, dhe dy persona të tjerë janë arrestuar pasi gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës në Merdarë, në një automjet që drejtohej nga njëri prej tyre, është gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash, rreth 1 milion euro.

Të njëjtit janë ndaluar për veprën penale “Shpëlarja e parave”.

Në emisionin “Kosova Today”, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi tha se këto para mund të jenë transportuar për të blerë armë ilegale në Kosovë.

“Kemi ndërlidhje të dy çështjeve potenciale, ose kontrabandimi me armatim, ose trafikimi me narkotikë. Janë këto para që fshihen, dhe destinimi i tyre është i rrezikshëm, ose mund të jenë vepra të pastrimit të parave”, tha Elezi.

Latest from Blog

Vodh në Durrës, kapet 45-vjeçari nga policia

Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i dyshuar për vjedhje me forcë në një farmaci, ndërsa rezulton se kishte precedentë të mëparshëm për të njëjtën vepër penale. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen
Go toTop