February 25, 2026
1 min read

Shoqëria civile thirrje partive: Konsensusi për Presidentin, domosdoshmëri për stabilitetin institucional

Një grup i organizatave të shoqërisë civile iu ka bërë thirrje partive politike, liderëve të tyre dhe deputetëve që të angazhohen për arritjen e një konsensusi politik për zgjedhjen e presidentit.

10 organizata siç potencojnë në letrën e tyre, duke vlerësuar zhvillimet politike aktuale  konsiderojnë se ekziston rreziku real që vendi të përballet sërish me zgjedhje të parakohshme për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për zgjedhjen e Presidentit.

“Duke pasur parasysh se vendi ka kaluar tashmë një periudhë të zgjatur pa stabilitet të plotë institucional, çdo vonesë e mëtejshme në konstituimin e plotë të institucioneve cenon funksionimin demokratik të institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në sistemin politik”.

“Konsensusi për zgjedhjen e Presidentit është domosdoshmëri për stabilitetin institucional. Zgjedhjet e përsëritshme të parakohshme nuk duhet të konsiderohen si instrument për të garantuar funksionimin e institucioneve, por përkundrazi, ato e rrisin pasigurinë dhe dëmtojnë vazhdimësinë institucionale. Një President i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet, siguron funksionimin normal të pushteteve dhe rrit besimin qytetar në institucionet e shtetit”, thuhet më tutje në letrën e tyre.

“Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha subjekteve parlamentare që:- të angazhohen me seriozitet dhe përgjegjësi në dialog konstruktiv ndërpartiak,- të vendosin interesin qytetar mbi kalkulimet partiake,- të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje që siguron funksionimin e plotë institucional”.

Shoqëria civile konsideron se stabiliteti institucional është interes publik dhe përgjegjësi e përbashkët politike.

“ Çdo dështim për të arritur zgjidhje në afatin e mbetur do të konsiderohet dështim i vullnetit politik për të garantuar stabilitet dhe funksionalitet demokratik”.

Më poshtë i  gjeni organizatat nënshkruese të letrës:

Organizatat nënshkruese:
Demokraci Plus
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti GAP
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Lëvizja FOL
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop