February 25, 2026
1 min read

Mbledhja e përbashkët e qeverive dhe hekurudha kuqezi në fokus të takimit mes Spiropalit dhe Kurtit

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali është deklaruar për takimin që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në Facebook, këtë takim ajo e quajti përmbajtësor, teksa shtoi se Kurtin e uroi për rezultatin zgjedhor dhe për konstituimin e institucioneve të reja.

“Në një kohë kur rajoni dhe Europa përballen me pasiguri, fakti që Kosova formoi në kohë Kuvendin dhe Qeverinë është shenjë stabiliteti dhe maturie institucionale. Stabiliteti nuk është luks. Është kusht për vendimmarrje të qartë – në proceset e brendshme, në dialog dhe në rrugën e integrimit”, shkroi ajo tutje.

Sa i përket planit dypalësh, Spiropali thotë se me Kurtin folën për projekte që nuk janë simbolike, por transformuese: hekurudha kuq e zi, korridoret energjetike, thellimi i bashkëpunimit në arsim, kulturë, siguri, diplomaci dhe në çdo fushë me interes të përbashkët.

Sipas saj, mbledhja e përbashkët e qeverive Rama-Kurti, me projekte konkrete, me afate dhe me përgjegjësi të qarta, është hapi i radhës i bashkëpunimit.

“Shqipëria do të qëndrojë përkrah Kosovës jo vetëm me solidaritet, por me angazhim të përditshëm dhe vizion afatgjatë. Sepse zëri ynë është më i fortë kur është i përbashkët”.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop