by
February 25, 2026
1 min read

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të arrestuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh ndaj të pandehurit Xh.Sh., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Paraburgimi i është caktuar të pandehurit për dyshimin e bazuar se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Koha e paraburgimit llogaritet nga data e arrestimit, më 23.02.2026, ora 14:55, dhe do të zgjasë deri më 24.03.2026.

Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve përmes kësaj Gjykate pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Latest from Blog

Vodh në Durrës, kapet 45-vjeçari nga policia

Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i dyshuar për vjedhje me forcë në një farmaci, ndërsa rezulton se kishte precedentë të mëparshëm për të njëjtën vepër penale. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen

Rita shkëlqen në premierën e filmit të saj të ri

Rita Ora dhe Taika Waititi u shfaqën së bashku në tapetin e kuq, në premierën e filmit të saj të ri“Descendants: Wicked Wonderland”, që u mbajt në Los Angeles. Këngëtarja dhe aktorja 35-vjeçare e riinterpreton rolin
Go toTop