February 25, 2026
1 min read

”Zgjedhja e presidentes po afrohet, zgjidhja nuk bëhet në oda e shtëpi private, por në institucione”

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka shkruar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Mustafa në një shkrim në profilin e tij ka thënë se s’duhet lejuar që nisma politike të ndërtohen mbi mashtrime duke përdorur emra me vlera të mëdha.

Tutje ai ka thënë se presidentja nuk zgjidhet në oda e shtëpi private, por në institucione.

“ Po afrohet zgjedhja e Presidentes. Nuk duhet lejuar që nisma politike të ndërtohen mbi mashtrime, duke përdorur emra që përfaqësojnë vlera të jashtëzakonshme. Presidentja nuk zgjidhet në oda e shtëpi private, por në institucione. Çdo tentim për lojë me këto vlera është përpjekje e qëllimshme për t’i devalvuar ato”, ka shkruar ai.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop